Pesë vjet më parë, “YouTube” hapi programin e partneritetit për të gjithë.
Kjo ishte një risi e madhe: kushdo mund të regjistrohej në shërbim, të ngarkonte video dhe menjëherë të fitonte para.
Ky model ndihmoi YouTube-n që të bëhet platforma më e madhe e videove në botë, por gjithashtu edhe çoi në disa probleme.
Njerëzit shpesh krijonin llogari dhe ngarkonin përmbajtje që ishin të dikujt tjetër, të studiove dhe produksioneve të mëdha, e shpesh edhe të krijuesve të famshëm të YouTube.
Në përpjekje për t’u përballur me këtë, YouTube ka njoftuar se do të bëjë një ndryshim në programin e partneritetit.
Prej tani e tutje, krijuesit nuk do të jenë më në gjendje që të fitojnë para deri sa të arrinë 10,000 shikime në kanalin e tyre.
Kompania beson se ky ndryshim do t’iu mundësojë atyre që të mbledhin informacione të mjaftueshme rreth një kanali, për të parë nëse është i ligjshëm.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...