Google ADS

10 mënyra për të parandaluar stresin

23:55 | 8 Prill 2017
Trina Galanxhi

Dëshironi të mundni stresin?

Ju mund të praktikoni meditimin, ose joga,  por nëse nuk keni kohë për të praktikuar joga, atëherë ka zgjidhje që zgjasin me pak se 5 minuta, transmeton portali arbresh.info

  1. Merrni frymë thellë 5 herë

Merrni frymë thellë dhe pastaj ngadalë nxirreni frymën jashtë. Përsëritni këtë metodë 5 herë. Gjersa merrni frymë thellë, mundohuni ti relaksoni muskujt. Kjo mund të ndikojë pozitivisht në sistemin nervor.

  1. Vallëzoni

Kjo nuk është ideale kur jeni në zyrë, por kur jeni në shtëpi, apo në mesin e miqve, një vallëzim i shpejtë mund t’iu lehtësojë tensionin. Gjersa vallëzoni, lirojeni mendjen!

  1. Largohuni nga situata në të cilën gjendeni

Largojeni veten nga ambient që ju shkakton stres dhe jepni vetës mundësi për t’u çlodhur. Nëse jeni duke i larë enët, kthejeni shikimin nga dritarja.

  1. Nuhatni diçka me aromë të mirë

Vajrat aromatik reduktojnë stresin. Ndizni një qiri aromatik, ose merrni erë një limoni të freskët. Edhe aroma e xhenxhefil mund të ju ndihmojë.

  1. Qeshni

E qeshura shkakton endrofinë në tru, prandaj edhe ju bën të ndjeheni mirë. Kërkoni nga personi që keni afër t’iu thotë një shaka, por ndonjëherë e qeshura vjen edhe kur jeni në situatë të vështirë. Në momentin që filloni të qeshni, do të ndjeheni më mirë.

  1. Përqafojeni dikë

Nëse jeni në shoqëri me miqtë, ose familjarët, një përqafim mund të ju bëjë shumë mirë. Kur përqafoni dikë, hormoni i stresit ulet në gjak.

  1. Imagjinoni veten në një vend relaksues

I keni harruar pushimet e vitit të kaluar? Po ecjen në mes të pyllit, duke dëgjuar zogjtë dhe duke shikuar pemët, i keni harruar? Kujtojeni veten në momente të qeta, dhe pikërisht ato vende imagjinoni. Fundja, imagjinoni sikur jeni në plazhen e Karaibeve.

  1. Relaksoni muskujt

Relaksimi i muskujve është teknikë e shpikur në vitin 1920, nga Edmund Jacobson dhe është shumë e thjeshtë. Filloni me këmbët. Shtrëngoni muskujt dhe pastaj lironi. Kështu mund të vazhdoni me të gjithë trupin. Kur muskujt relaksohen, pushon edhe mendja.

  1. Dëgjoni këngët e preferuara

Disa këngë ju bëjnë që të ndjeheni mirë. Studime të shumta kanë treguar se muzika largon stresin dhe ul presionin e gjakut. Ndoshta muzika pastaj ju frymëzon edhe për vallëzim.

  1. Përtypni çamçakëz

Nëse jeni duke punuar në një ambient të mbyllur, përtypja e çamçakëzit ju vë në lëvizje. Sipas hulumtimeve përtypja e çamçakëzit  zvogëlon hormonet e stresit në trupin tuaj. Është e vështirë të jesh i zemëruar, dhe në të njëjtën kohë të përtypesh çamçakëz. Nëse çamçakëzat nuk ju pelqejnë, provoni karamelet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme