Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka pranuar dy kërkesa për regjistrimin e Listës Serbe si parti politike.
Sipas anëtarit të KQZ-së, Nenad Rikalo njëra kërkesa është dërguar nga Slavko Simiq, e tjetra nga Aleksandr Jabllanoviq, transmeton lajmi.net
“Nëse të dyja propozimet kanë plotësuar standardin ligjor, përparësi për regjistrim ka ai i cili e ka parashtruar i pari kërkesën, pra Slavko Simiq. Nëse çdo gjë është e ligjshme parashtruesi i dytë pra Jabllanoviq, do të jetë në gjendje të regjistrojë një parti të re politike por me emër tjetër, e jo të listës serbe”, ka thënë Rikalo për Beta.
Këtë javë, Jabllanoviq u kthye në krye të Listës Serbe, i cili më herët kishte qenë i autorizuar për ta mbajtur këtë post.
Slavko Simiq dhe një pjesë e deputetëve të Listës Serbe e kishin akuzuar Jabllanoviqin se ai e ka marrë postin e kryetarit me dokumente të falsifikuara.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka theksuar se KQZ-ja nuk ka autoritet brenda kësaj partie dhe se nuk i zgjedhin mosmarrëveshjet e tyre të brendshme.
Ajo ka thënë se të gjitha këto probleme serbët duhet t’i zgjedhin në gjykatë.
FSK dhe FARSH kryejnë stërvitje së bashku në operacionet e k...
Begaj viziton arbëreshët e Italisë: Do të mbetet një kujtim ...
Ancelotti tregon haptas se a do të bëjë Real Madridi ndonjë ...
“Trepça” dërgon padi ndaj një ish-punëtori, thot...
Vrasja e kreut të Hamasit, reagon Hezbollahu: Do ta përshkal...
Ursula von der Leyen javën tjetër në Kosovë