Google ADS

Me propagandë po synojnë t’i rikthejnë praktikat e mëhershme

23:13 | 8 Prill 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë në Malishevë këtë të shtunë ku është shënuar 27 vjetori i themelimit të degës së LDK-së ka marrë vlerësime maksimale për punën në Qeveri.

“Malisheva na dëshmoi përkrahjen për punën dhe përkushtimin e Qeverisë, e cila ka rezultuar me vlerësime maksimale nga organizatat kredibile botërore për zhvillim ekonomik, luftim të korrupsionit dhe përkrahjes së bizneseve”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

“Qytetarët e Malishevës dhe krejt Kosovës e dinë shumë mirë se propaganda dhe përpjekjet për ndaljen e këtij progresi kanë për synim ndaljen e trendeve pozitive dhe rikthimin e praktikave të këqija të së kaluarës”, ka shtuar ai më tej.

E në Malishevë ka thënë se në shënimin e 27 vjetorit të themelimit të degës janë bashkuar qindra qytetarë e aktivistë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme