Google ADS

Vritet një ushtar amerikan gjatë luftimeve kundër ISIS-it

22:59 | 8 Prill 2017
Trina Galanxhi

Një ushtar i SHBA është vrarë gjatë një operacioni kundër Shtetit Islamik të njohur si ISIS.

Kjo ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë në Afganistan, ka njoftuar zëdhënësi i ushtrisë amerikane.

“Ushtari është goditur për vdekje të shtunën vonë gjatë operacionit në krahinën e Nangarhar në lindje të Afganistanit”, ka thënë kapiteni Bill Salvin.

Ai ka treguar se ushtari i rënë ka qenë pjesë e Forcave Speciale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme