Google ADS

Sirianët në Turqi shprehen skeptikë për sulmet ajrore të kryera nga SHBA-të

22:52 | 8 Prill 2017
Trina Galanxhi

Zhvillimet e shpejta në Siri kanë zënë vëmendje të madhe për sirianët që jeton në Stamboll.

Në lagjen Aksaray, të njohur si ‘Siria e vogël’, njerëzit shpresojnë që sulmet ajrore të kryera nga Shtetet e Bashkuara të sjellin rrëzimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, transmeton portali arbresh.info.

“Ne jemi të ngopur prej bombave…atë që e kemi jetuar ne mjafton tashmë”, ka thënë Samer Maydani, i cili u largua nga Damasku dhe tani është pronar i një dyqani në ‘Sirinë e vogël’. “Ne kemi nevojë për zgjidhje diplomatike.”

“Pas shtatë viteve shkatërrim, ne nuk i besojmë më askujt”, ka shtuar ai. Ai ka shtuar se Trump dhe bashkësia ndërkombëtare mund të ndryshojnë situatën në Siri vetëm duke e larguar Assadin.

Hussein Esfira, i cili u detyrua të largohet nga Aleppo dhe tani punon 14 orë në ditë si kasap në një restaurant sirian, tha se do të ndihej mirë sikur Shtetet e Bashkuara të bënin më shumë.

“Pse po bombardojnë? Secili e do një pjesën e vet të tortës”, ka thënë ai. “Në vend të bombardimeve, SHBA-të mund të ndërhynin me zgjidhje paqësore”.

Turqia është kthyer në shtëpi për 3 milionë refugjatë sirianë, prej të cilëve rreth 480 mijë jetojnë në Stamboll.

Qeveria turke e ka përshëndetur sulmin ajror të SHBA-ve në Siri, duke bërë thirrje për largimin e Assadit nga pushteti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme