Lideri në Serie A vazhdon të mbetet i paprekshëm në ndeshjet si nikoqir në stadiumin ‘Juventus Stadium’ në Torino.
Skuadra e Massimiliano Allegrit ka regjistruar fitore me rezultat 2 me 0 ndaj Chievos në takimin e xhiros së 31, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Gonzalo Higuain ishte autori i dy golave të shënuara gjatë këtij takimi. Reprezentuesi argjentinas dërgoi fillimisht në epërsi në minutën e 23′ të ndeshje, ndërsa në minutën 84′ i dha fund ndeshjes me golin e dytë pas asistimit nga Stephan Lichtstener.
Juventusi tani ka 9 pikë më shumë se Roma në pozitën e dytë, ndërsa Chievo gjendet në poizitën e 11 me 38 pikë e sigurt nga zona e dëbimit./arbresh.info
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...