Zyrtarët malazezë shprehen të interesuar për një zgjidhje sa më parë të çështjes së demarkacionit të kufirit me Kosovën.
Autoritetet e Podgoricës theksojnë se çështja e kufirit nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe se Mali i Zi është i gatshëm të mbështesë Kosovën që procesi të përmbyllet.
Ata theksojnë se demarkacioni është bërë mbi bazën e të dyja palëve përkatëse.
Presidenti i Malit të Zi, Filipe Vujanovic ka thënë se ratifikimi i kufirit është në interes të qytetarëve të Kosovës, pasi nga kjo varët liberalizmi i vizave.
“Ne po presim me durim që Kosova të vendos për ratifikimin e demarkacionit, pasi interesi i Kosovës varët nga kjo”, tha Vujanovic.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën