Forcat policore në Venezuelë kanë përdorur sot gaz lotsjellës dhe automjete të blinduara, për të shpërndarë demonstruesit në rrugët e Karakasit, të cilët po protestonin kundër presidentit, Nicolas Maduro.
Demonstratat filluan një ditë pasi qeveria ndaloi liderin e opozitës Henrique Capriles, për t’u përfshirë në politikë pas 15 viteve.
Gjykata e Lartë javën e kaluar vendosi për të marrë kontrollin e Kongresit të opozitës, ku edhe Avokati i popullit e mbrojti vendimin e Gjykatës së Lartë, të cilin opozita po e quan avokati i qeverisë.
Protesta të dhunshme ka pasur edhe të enjten, derisa protestuesit e opozitës u përleshën me forcat policore, derisa një grup i të rinjve të maskuar hodhën koktej molotovi kundër forcave policore, derisa ato iu kundërpërgjigjën me mjete të blinduara dhe gaz lotsjellës.
Opozita thotë se janë një numër i madh çështjesh për të cilat protestojnë, si kundërshtimi i tyre ndaj presidentit të vendit, gjendja e rëndë ekonomike, pakënaqësia kundër regjimit qeveritar, kundër drejtësisë së kontrolluar nga shteti dhe shumë çështje terja.
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...