Tiranë, vritet ish-zyrtari i Policisë së Shtetit

21:01 | 8 Prill 2017
Arbresh Info

Një ish-zyrtar i Policisë së Shtetit është qëlluar për vdekje me armë zjarri në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e njohur si “Rruga e Kosovarëve”, e cila ka qenë e populluar në momentin e të shtënave.

Viktima është shtetasi Artan Cuku, ish-zyrtar në Policinë e Shtetit, që ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Policisë së Vlorës.

Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme