Google ADS

Reali barazon ndaj Atleticos, hapet gara për titull (VIDEO)

18:08 | 8 Prill 2017
Arbresh Info

Real Madridi dhe Atletico Madridi kanë ndarë pikët në derbin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 31 në La Liga duke hapur kështu garë për titull.

Skuadra e trajnerit Zinedine Zidane dështoi për të siguruar tre pikë në ‘Santiago Bernabeu’ pas golit të barazimit nga Antoine Griezmann në minutën e 85′ të ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.

“Los Blancos” kaluan në epërsi në minutën e 52′ të ndeshjes përmes mbrojtësit Pepe, i cili shënoi me kokë pas asistimit nga Toni Kroos.

Sidoqoftë, një rezultat i tillë i bënë favor Barcelonës, e cila mund të përfitojë sonte në ndeshjen ndaj Malagas./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme