Google ADS

Shaqiri mposhtet në rikthim nga Liverpooli (VIDEO)

17:57 | 8 Prill 2017
Arbresh Info

Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp siguroi tre pikë në ndeshjen si mysafirë ndaj Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit.

Liverpoolit fitoi me rezultat 1 me 2 në ndeshjen e xhiros së 32 në kuadër të Premierë Ligës falë dy golave të shpejtë të shënuara në pjesën e dytë të takimit, shkruan portali arbresh.info.

Klubi i trajnerit Mark Hughes kaloi në epërsi në minutën e 44′ të pjesës së parë përmes John Walters, i cili shënoi me kokë pas asistimit të bukur nga Xherdan Shaqiri. Yllit kosovar, i cili u rikthye në fushë te skuadra angleze pas problemit me pulpë të këmbës, iu anulua një gol gjatë kësaj ndeshje për shkak se ishte në pozitë jashtë fushe.

Sidoqoftë, mysafirët u rikthyen fuqishëm gjatë pjesës së dytë duke inkuadruar dyshen Roberto Firmino dhe Phlippe Coutinho, të cilët edhe ishin autor të dy golave. Coutinho barazoi fillimisht rezultat në 1 me 1 në minutën e 70′, ndërsa Firmino shënoi golin e epërsisë dhe të fitores dy minuta më vonë (72′)

Liverpooli qëndron në pozitën e tretë në tabelë me 63 pikë, ndërsa Stoke CIty qëndron në pozitën e 13 me 36 pikë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme