Autobusi është i pajisur me kamera dhe laserë, nuk ka volan dhe as papuçe për gaz dhe frenim, ndërsa do të qarkullojë me shpejtësi rreth 16 km në orë.
Në Londër ka nisur testimi i autobusëve autonom, të cilët do të drejtohen nga kompjuteri, ndërsa gjatë tri testimeve do të bartë qindra udhëtarë.
Autobusi i parë testues është i pajisur me pesë kamera dhe tre laserë dhe mund të pranojë vetëm katër udhëtarë, ndërsa aty do të jetë edhe personi, i cili në rast të ndonjë problemi, do të ndalojë autobusin.
Duke marrë parasysh avancimin e deritanishëm, i cili është arritur në tregun e automjeteve autonome, mund të presim që për dhjetë ose më shumë vjet një automjet i tillë do të bëhet i zakonshëm në rrugë.
Google me vite po teston automobila autonomë, ndërsa në disa qytete amerikane udhëtarët tashmë i bartin Uber taksitë, të cilët menaxhohen nga kompjuteri (natyrisht, bëhet fjalë për testim).
Teknologjia për autobusin që po testohet në Londër është zhvilluar nga kompania Oxbotica, ndërsa për fillim shpejtësia e tij është limituar në rreth 16 km në orë.
Autobus të tillë të vegjël janë edhe një hap drejt zëvendësimit të plotë të vozitësve të autobusëve, kamionëve, taksive, por edhe automobilave personalë, dhe se në të ardhmen volanin do t’ua lëmë kompjuterëve.
Testimet e deritanishme të Google, Tesla dhe kompanive tjera kanë dëshmuar se si kompjuterët janë vozitës më të mirë se sa njerëzit, por ekzistojnë edhe probleme potenciale të sigurisë, si për shembull sulmet e hakerëve, të cilët duhet të zgjidhen para se automjetet autonome të dalin nga faza testuese.
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani