Shtetasit e Turqisë në Maqedoni të shtunën filluan të votojnë për referendumin për ndryshime kushtetuese në Turqi që do të mbahet më 16 prill.
Procedura e votimit filloi në Ambasadën e Republikë së Turqisë në Shkup në orën 09.00, ndërsa votën e parë e realizoi ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara.
Procesi i votimit në ambasadën në Maqedoni do të vazhdojë edhe nesër, ndërsa qytetarët do të mund të votojnë deri në orën 21.00 në ambasadën në Shkup.
Ndërkohë, shtetasit turq që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë do të mund të votojnë nesër, më 9 prill, në ambasadat e Turqisë në Tiranë dhe Prishtinë dhe kryekonsullatën në Prizren mes orës 09.00-21.00.
Ndryshe, referendumi për ndryshime kushtetuese në Turqi do të mbahet më 16 prill.
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...