Në intervistën për programin “360 gradë” në Alsat-M, eurodeputeti, Ivo Vajgëll ka thënë se Maqedonisë nuk i nevojiten zgjedhje të reja por një qeveri e re reformuese, ky është mendimi i BE-së dhe NATO-s, askush nuk mendon me ndryshe.
“Unë deri tani nuk kam dëgjuar ndonjërin në Parlamentin Evropian i cili mendon se duhet të organizoni zgjedhje të reja. Sipas kësaj, qëndrimi i Parlamentit Evropian, qëndrimi i Komisionit, qëndrimi që e bëri publik z. Tusk gjatë vizitës së tij në Shkup.Ato janë qëndrimet nga gjitha anët, si edhe nga NATO-ja dhe liderët e vendeve partnere; se duhet të respektohen rezultatet e zgjedhjeve dhe se duhet të shkohet në rrugën e proceseve normale demokratike.
Kjo do të thotë se ai që ka shumicë parlamentare duhet të marrë mandat për qeverinë dhe këtu nuk ka ndonjë opsion tjetër” – deklaroi eurodeputeti Ivo Vajgëll.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj