Të gjithë e dinë se dashuria na bën të ndjehemi mirë, por çfarë thotë shkenca për të?
Këto janë efektet e dëshmuara shkencore që dashuria ka në trupin dhe mendjen tuaj:
Dashuria është një qetësues natyral i dhimbjeve
Studime të ndryshme kanë treguar se oksitocini (një përbërës në tru i cili krijon ndjenjën e qetësisë) lirohet gjatë një përqafimi 10-20 sekondësh, dhe i cili mund të luftojë dhimbjen sidomos atë të kokës.
Shkencëtarët kanë dëshmuar gjithashtu se stimulimi seksual dhe orgazmat gjithashtu bëjnë një punë të mirë në bllokimin e dhimbjes.
Dashuria është e mirë për zemër
Studimet kanë treguar se shprehja e dashurisë ulë rrahjet e zemrës përgjysmë. Kjo është shumë e mirë në situata stresuese dhe redukton rrezikun nga probleme të zemrës, transmeton Express.
Përndryshe, oksitocini zvogëlon stresin, shtypjen e gjakut, redukton ankthin dhe ju ndihmon që të luftoni depresionin.
Dashuria e ndihmon trupin t’i luftojë sëmundjet
Dashuria që shprehet me gjeste, si duke mbajtur dorën e deri tek aktiviteti seksual, rritë prodhimin e endorfineve të cilat forcojnë sistemin tonë imun. Njerëzit të cilët ndjehen të dashur kanë një përgjigje më të mirë ndaj trajtimeve dhe një motivim më të madh për të luftuar sëmundjet.
Dashuria trajton pagjumësinë
Hormonet e dashurisë, oksitocini dhe endorfinet, lirojnë kortizolin, i cili është një hormon përgjegjës për stresin, dhe në kthim, ai promovon një pushim më të mirë. Gjithashtu, seksi ka dëshmuar se është trajtimi më efektiv për problemet e pagjumësisë, pasi përmirëson dukshëm gjumin.
Dashuria promovon jetëgjatësi
Anketa të ndryshme kanë treguar se njerëzit që janë në marrëdhënie të vërteta, sidomos në martesë, ndihen më të shëndetshëm dhe kanë një jetesë më të mirë.
Të jesh çift të ndihmon gjithashtu t’i adresosh problemet fizike më shpejtë. Kjo ka dëshmuar se njerëzit që janë në dashuri dhe që janë në një marrëdhënie, jetojnë më gjatë.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...