Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi të shtunën në Shkodër me të rinjtë që votojnë për herë të parë, tha se zgjedhjet e 18 qershorit do të vendosin për fatin e Shqipërisë, ndërsa sipas tij Partia Demokratike ngujohet në çadër, pasi, siç u shpreh ai, ka frikë nga drejtësia.
“Zgjedhjet e 18 qershorit nuk janë zgjedhje mes partisë, por mes Shqipërisë që kishim, Shqipërisë që kemi dhe Shqipërisë që duam’. Shqipëria që kemi është një udhëkryq që ndahet më 18 qershor. Do të vazhdojmë luftën për Shqipërinë që duam me drejtësi të drejtë dhe rritje të mëtejshme të punësimit falë një shteti të drejtë apo të kthehemi mbrapsht. Kush ngujohet ka një arsye për t’u fshehur, një faj për të larë”, tha Rama.
Ai tha se ngujimi në çadër është ngujim që vjen prej një frike shumë të madhe, frikë nga drejtësia.
“Kush ngujohet ka një arsye për të fshehur, kush ngujohet ka një faj për të larë, kush ngujohet ka një motiv shumë të fortë për të refuzuar të ballafaqohet me njerëzit. Dhe ngujimi në atë çadër është ngujimi që vjen prej një frike shumë të madhe, frika nga drejtësia. Ndërkohë që motivi ynë për të shkuar në zgjedhje me 18 qershor dhe për t’i kërkuar të gjithë të rejave dhe të rinjve t’i bashkohen rrugës tonë është çlirimi i drejtësisë për t’i dhënë një hov dhe më të madh ekonomisë dhe punësimit”, tha Rama.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?