Pakistan, vriten 10 ekstremistë

13:28 | 8 Prill 2017
Arbresh.info

Policia pakistaneze ka vrarë 10 ekstremistë në përleshjen e armatosur pas sulmit në qytetin Lahor, në lindje të Pakistanit, njoftuan të shtunën autoritetet e këtij shteti.

Njësia e policisë për luftën kundër terrorizmit ka bërë të ditur se në mesin e të vrarëve është edhe një burrë, i cili ishte ndërmjetësi kryesor i sulmit të fundit vetëvrasës në Lahor, në të cilin humbën jetën 13 persona.

Në kumtesë thuhet se policia ka gjetur ekstremistët e dyshimtë gjatë bastisjeve, duke vrarë dhjetë prej tyre në afërsi të një lumi në Lahor.

Personat e vrarë ishin talibanë ose anëtarë të fraksionit taliban Xhamat-ur-Ahrar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme