Arrestohet për dhunë familjare

13:14 | 8 Prill 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të komunitetit boshnjak, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, të po të njëjtit komunitet.

Rasti ka ndodhur dje në Pejë, në ora 11.00, raporton sot Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme