Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar, babë e birë, pasi të njëjtit për arsye të panjohura kanë kanosur me armë zjarri viktimën femër të kombësisë shqiptare.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, raporton sot Policia e Kosovës.
Njësiti policor ka bastisur shtëpinë e të dyshuarve me ç ’rast ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me 206 fishekë, 8 karikatorë, dy çanta për karikator, një pajisje për pastrim dhe pesë pjesë shtesë të tytës së armës.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...