Google ADS

Drejtori i Institutit italian për marrëdhënie ndërkombëtare për vizitë në Maqedoni

11:17 | 8 Prill 2017
Arbresh.info

Drejtori i Institutit italian për marrëdhënie ndërkombëtare, ambasadori Ferdinando Neli Feroxhi, sot qëndron për vizitë pune në Maqedoni, me ftesë të Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Feroxhi, i cili është ish ambasador i Italisë në Bruksel dhe eurokomisar, në MPJ do të mbajë ligjëratë me temë “Bashkimi Evropian si udhëkryq: Sfidat e reja 60 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Romës, perspektivat e Ballkanit Perëndimor”.

Sic paralajmëroi MPJ, do të nënshkruhet edhe memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim mes Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme dhe Institutit italian për Punë të Jashtme nga ana e drejtorit të institucioneve, Abdulkadër Memedi dhe Ferdinano Neli Feroxhi.

Është paralajmëruar edhe prezencë e përfaqësuesve të institucioneve tjera shtetërore, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. universiteteve, si dhe përfaqësues nga trupi diplomatik në Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme