Presidenti i AKR-së është takuar me laureatin e çmimit ndërkombëtar “Letërsia Shqiptare” të dhënë nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës ”Pjetër Bogdani”, Ismail Kadare.
Shkrimtari i shquar është duke qëndruar në Kosovë në një vizitë disaditore, shkruan portali arbresh.info. Ai është takuar me krerë të institucioneve si dhe me ish-presidentin e Kosovës, Pacolli.
Në një shkrim në faqen e tij Pacolli ka treguar për takimin e tij me shkrimtarin, ku ka thënë: “Dje në shtëpi kisha një mysafir të rrallë, një figurë që bashkon kombin, që e lartëson imazhin e shqiptarit në botë me talentin dhe gjeninë e tij, Ismail Kadare me zonjën e tij Helena. Biseduam për Kombin dhe probleme të tjera”.
Postimin e tij i pari i AKR-së e ka shoqëruar me fotografi nga vizita e Ismail e Helena Kadare./Arbresh.info
Mysafirë të DASHUR në shtëpinë
time..Dje në shtëpi kisha një mysafir të rrallë, një figurë që bashkon kombin, që e lartëson imazhin e shqiptarit në botë me talentin dhe gjeninë e tij, Ismail Kadare me zonjën e tij Helena. Biseduam për Kombin dhe probleme të tjera.
Shumë i nderuar që isha mikpritës i shkrimtarit të madh dhe mbrojtësit të spikatur të Kosovës në botë!
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë