Google ADS

Elbasan, policia arreston katër persona

09:23 | 8 Prill 2017
Arbresh.info

Policia e Elbasanit ka arritur të vërë në pranga katër shtetas, të përfshirë në përplasjen me armë sot, në fshatin Katund i Ri dhe po punon për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Specialistët për krimet e Rënda, në Drejtorinë vendore të Policisë së Elbasanit, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Hajdar Bako (Çopja) (Hysa), 33 vjeç, banues në Elbasan
Alfred Gjini, 38 vjeç, banues në Elbasan
Klevis Gjini, 26 vjeç, banues në Elbasan
Emiljano Gjini, 22 vjeç, banues në Rrogozhinë

Grupi hetimor ka arritur të sekuestrojë, në cilësinë e provës materiale, një krëhër pistolete me 6 copë fishekë dhe 17 copë gëzhoja.

Policia e Elbasanit njofton se po vijon puna për arrestimin e shtetasit me iniciale F.G., 25 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijojnë hetimet për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, shkruan TCH.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Tre persona mbetën të plagosur mesditën e së premtes në dalje të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ndodhi në një lokal pranë ish-Kombinatit Metalurgjik, në fshatin Katund i Ri, ndërsa zyrtarisht policia vendore konfirmoi se shkak është bërë një konfikt i vjetër mes personave të përfshirë.

Të plagosur kanë mbetur vëllezërit K. dhe H. Gjini, si dhe shtetasi H. Copja, me të cilin njëri prej tyre është përfshirë fillimisht në konflikt. Shtetasit janë konfliktuar fillimisht me mjete të rënda dhe më pas kanë përdorur edhe armë zjarri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme