Kështu mund të mbroni lëkurën nga skuqja

08:54 | 8 Prill 2017
Arbresh.info

Gabimi më i shpeshtë që bëjnë shumë femra është mënyra se si e pastrojnë fytyrën.

Ajo çfarë e dëmton fytyrën është pastrimi me ujë të nxehtë dhe disa trajtime të ndryshme me avull.

Më poshtë ju sjellim dy këshilla për të larguar problemet e lëkurës.

Maska me aspirinë (2 kokrra aspirinë të shtypura e të përziera me pak ujë) . Pas aplikimit të saj mund të lyeni fytyrën me pak vaj koksi, një hidratant natyral që do e lërë lëkurën tuaj të butë.

Xheli i aloe verës është poashtu një zgjidhje shumë e mirë për të trajtuar skuqjen dhe acarimin e ndryshme në lëkurë. Gjithçka që duhet të bëni është të aplikoni pak xhel aloe direkt në lëkurë dhe ta lini për disa minuta./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme