Kryeministri suedez, Stefan Lofven, ka vendosur një buqetë me trëndafila të kuq dhe ka ndezur një qiri, për të nderuar katër viktimat që humbën jetën gjatë sulmit me kamion në Stockholm.
Ai është shfaqur tejet emocional gjatë kryerjes së homazheve, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë sulmit të sotëm kanë mbetur të vdekur katër persona, ndërsa 15 të tjerë plagosur. Nëntë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Terroristët duan që ne të bëjmë jetë të frikësuar, të ndryshojmë sjelljen tonë, por ne nuk do të dorëzohemi. Ne do të vazhdojmë jetën tonë normalisht”, ka thënë ai./Arbresh.info
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 20...
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...