Një tjetër gomone me rreth 1.5 ton lëndë narkotike cannabis sativa është sekuestruar gjatë pasdites nga ana e Policisë së Shtetit, në një operacion të përbashkët antitrafik me partnerët ndërkombëtarë.
Sipas njoftimit të policisë, 3 skafistët në bordin e gomones janë arrestuar pas një ndjekjeje të gjatë në det të hapur, që ka nisur mbrëmjen e së enjtes dhe ka përfunduar rreth orës 16 të pasdites së kësaj të premteje.
Policia e Shtetit ishte njoftuar nga Roja Bregdetare shqiptare dhe QNOD për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi në jug të Shqipërisë, në afërsi të Korfuzit, dhe menjëherë njoftoi Guardia di Finanza-n dhe Policinë Kufitare të Vlorës, duke aktivizuar kështu edhe dispozitivin e Frontex-it veç forcave nga Bari e Taranto.
Interceptimi i gomones oqeanike u bë në afërsi të Kalabrisë, dhe është ndaluar më në fund në pjesën fundore të Greqisë, falë informimit edhe të Rojes Bregdetare greke.
Tashmë kanë filluar procedurat e identifikimit të skafistëve.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...