Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të komunitetit rom të kryesuar nga deputeti Kujtim Paçaku, me rastin e 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
Në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në konferencën ceremoniale për festimin e Ditës së Komunitetit Rom, ka deklaruar se pavarësisht sfidave në të kaluarën, komunitetet në vendin tonë punojnë për të ardhmen e përbashkët, e cila do të jetë në Kosovën e integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Presidenti Thaçi ka thënë se institucionet duhet të bëjnë më shumë për mirëqenien e këtij komuniteti.
“Kosova është shtet i mundësive për të gjitha komunitetet. Është shtet i të gjithë qytetarëve dhe komunitetet janë pasuri e jona”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ndërkaq, përfaqësuesi i romëve në Kuvendin e Kosovës, deputeti Kujtim Paçaku, theksoi se ndonëse romët janë në një pozicion më të mirë se në të kaluarën, ende si komunitet ndjehen të anashkaluar, sidomos kur bëhet fjalë për punësimin.
“Kjo është ditë e veçantë për komunitetin rom, për identitetin tonë. Komuniteti rom është radhitur drejtë në Kosovë dhe është duke u integruar, por institucionet nuk duhet t’i anashkalojnë pjesëtarët e komunitetit rom, sepse mbi 150 rom janë të diplomuar në fusha të ndryshme”, ka thënë deputeti Paçaku.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në konferencën ceremoniale për festimin e Ditës së Komunitetit Rom, ka deklaruar se pavarësisht sfidave në të kaluarën, komunitetet në vendin tonë punojnë për të ardhmen e përbashkët.
“Ne, si Qeveri, do të vazhdojmë të mbështesim komunitetin rom në Kosovë. Gjithashtu, do të punojmë edhe në thellimin e përpjekjeve tona për të siguruar që romët të gëzojnë qasje më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse në çështjet e banimit, në çështjen e punësimit dhe në çështjet e përkujdesjes shëndetësore të cilat mendoj se duhet të veçohen”, tha Mustafa.
Pas konferencës, kryeministri Mustafa ka pritur në një takim të veçantë përfaqësuesit e komunitetit rom të Kosovës, të prirë nga deputeti Kujtim Paçaku. Pas bisedave, përfaqësuesit e komunitetit rom i kanë akorduar kryeministrit Isa Mustafa një mirënjohje për përkrahjen e dhënë për këtë komunitet.
Punën e Qeverisë e vlerësoi edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie, që kërkoi të punohet edhe më tutje kundër stigmatizimit të romëve, por edhe kundër racizmit në përgjithësi.
Ndërsa, Ulrike Lunaçak, raportuese e Kosovës në Parlamentin Evropian, ka përshëndetur këtë ngjarje, përmes një video, ku ka kërkuar që të vazhdohet më tej me përpjekje për të përmirësuar jetën e romëve dhe egjiptianëve.
Ndryshe, të pranishmëve me nga një fjalë rasti i janë drejtuar edhe Anil Mishtra, shef i Zyrës ekonomike indo-kosovare, përfaqësues të dikastereve qeveritare dhe të shoqërisë civile dhe komunitetit rom.
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...