Google ADS

Ferrari zbulon arsyen pse nuk e dëshiron ngjyrën rozë

20:18 | 7 Prill 2017
Arbresh.info

Blerësit e pasur janë mësuar që prodhuesit e veturave luksoze t’ua përmbushin dëshirën kur është në pyetje ngjyra, por kjo nuk do të ndodhë edhe me kompaninë Ferrari që ka vendosur që veturat e tij të mos jenë me ngjyrën rozë.

Pothuajse një e treta e veturave të porositura të automobilave të markës Ferrari kanë ngjyrë të kuqe, që nuk është edhe ndonjë befasi. Nuancat tjera të popullarizuara kur bëhet fjalë për këtë prodhim janë e argjendtë, e zezë dhe e bardhë.

Edhe pse lë mundësinë që klientët të vendosin për të zgjedhur ngjyrën e automobilit, të cilin e dëshirojnë, Ferrari edhe më tej ua refuzon këtë dëshirë kur bëhet fjalë për ngjyrën rozë, transmeton KosovaPress.

Drejtori i Ferrari-t për Australi, Herbert Appleroth, kohë më parë ka shpjeguar arsyen e këtij vendimi.

“Të jem plotësisht i hapur, ngjyra rozë thjesht nuk është në harmoni me atë që e përbën thelbin e brendit Ferrari. Ky është rregulli i kompanisë. Nuk dëshirojmë Pokemon Ferrari në rrugë. Po ashtu, ekzistojnë edhe disa ngjyra të bukura, të cilat ndoshta do t’iu përgjigjeshin markave tjera të automobilave, por që nuk janë në harmoni me ADN-në e Ferrari”, tha Appleroth.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme