Mbi 10 milionë euro të punëtorëve kosovarë kanë mbetur pa pronar në llogaritë e Trustit të Kursimeve Pensionale, shkruan sot KD.
Këto mjete nuk dihet se të kujt janë pasi punëdhënësit i kanë paguar kontributet pa treguar emrat e punëtorëve. Ato janë grumbulluar që nga viti 2002 e deri në vitin 2012 për shkak të mangësive ligjore të cilat kanë mundësuar grumbullimin e mjeteve pa pasur raport se të cilëve punëtorë janë. Administrata Tatimore e Kosovës kërkon që këto mjete të kthehen në llogarinë e ATK-së dhe të llogaritën si e hyrë dhe të njëjtat të procedohen për buxhet.
Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të ATK-së, Nahit Sharku, ka thënë se zgjidhja më e mirë është bartja e këtyre mjeteve në llogari të ATK-së dhe regjistrimi i tyre si e hyrë.
“Zgjidhja më e mir do të ishte nëse ato barten në buxhetin e Kosovës. Këtë e kemi kërkuar në takimet zyrtare që i kemi pasur, por gjithsesi që prapë do ta kërkojmë që të bëjmë zgjidhje të kësaj çështjeje. Kjo është zgjidhje për vetë Trustin dhe për vetë problemin”, ka thënë Shatri për “Kohën Ditore”.
Mirëpo, Sharku nuk ia mohon të drejtën punëtorëve që t’i kërkojnë mjetet e tyre në ATK nëse kanë dëshmi se atyre u është paguar kontributi pensional.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...