Google ADS

Jabllanovic i gjen punë vajzës së vëllaut të drejtoreshës së KQZ-së

19:00 | 7 Prill 2017
Arbresh.info

Ish ministri i Qeverisë së Kosovës, Aleksander Jabllanovic duket se ka raporte të mira me disa zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës.

Jabllanovic e ka shfrytëzuar fuqinë politike për punësuar vajzën e vëllaut të drejtorëshës së zyrës për regjistrim në KQZ, Miradije Mavriqit, Zejnete Mavriqin.

Ish ministri për Komuniteti dhe Kthim i ka rezervuar asaj pozitën si përkthyese në komunën e Parteshit. Se raportet janë tejet të mira mes Jabllanovic dhe Mavriqit tregon fakti se sot në zyret e saj është paraqitur ish ministri me qëllim që të iniciojë procedurën për regjistrim të subjektit të ri politik.

Drejtoresha Mavriqi e ka vërejtur se dokumentacioni i Jabllanovic nuk ishte i kompletuar dhe për këtë ka ndarë edhe 30 minuta më shumë kohë duke i kryen punë edhe pas orarit të punës, konkretisht deri në orën 16:30.

Mavriqi ka arritur që në orarin shtesë të ia kryej këtë shërbim atij, ka thënë një burim i afërt për Indeksonline.

Kujtojmë se dje Indeksonline raportoi se Jabllanovic së fundmi ka zhvilluar kontakte sekrete me përfaqësues të misionit sekret rus, me përfaqësuesin e shërbimit informativ ushtarak rus Georgi Kljeben, kurse në formë indirekte dhe direkte edhe me Andrej Lisovoj, shef i zyrës ruse në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme