Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka ftuar palët e përfshira në luftën qytetare në Siri që të frenohen, në mënyrë që të shmanget vuajtja e popullit sirian.
“Për shkak të rrezikut të eskalimit të konfliktit, ju lus që të frenoheni, në mënyrë që të shmangen të gjitha veprimet që do të thellojnë vuajtjen e popullit të Sirisë”, tha Guterres.
Ai tha se nuk ekziston asnjë mënyrë tjetër për përfundimin e konfliktit përveç zgjidhjes politike dhe se të gjitha palët duhet angazhuar në zgjidhjen e luftës siriane përmes bisedimeve paqësore në Gjenevë.
Ndryshe, KS i OKB-së është duke mbajtur mbledhje urgjente ku po diskutohet sulmi ajror amerikan mbi forcat siriane, pasi këto të fundit ditë më herët kryen një sulm me gaz helmues në Siri, ku humbën jetën 86 persona.
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...