Arabët në mediat sociale kanë përshëndetur veprimin e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili për herë të parë urdhëroi veprime ushtarake kundër forcave siriane.
Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore në bazat ushtarake në Siri, si ‘hakmarrja’ për sulmin e dyshuar me armë kimike, transmeton portali arbresh.info.
Menjëherë pas kësaj, disa përdorues të mediave sociale në Arabi i janë referuar sulmit si ‘Abu Ivanka’, që do të thotë ‘Babai i Ivankës’. Këtë lloj nofke ata sqarojnë se e kanë përdorur si shenjë respekti dhe përkdhelje.
“Kurrë nuk e kam menduar që do të vijë kjo ditë”, thotë një përdorues i mediave sociale, të cilët falenderuan Trumpin.
“Shpresa është kthyer në zemrat tona. Faleminderit, Trump”, shkruan një sirian.
“Për herë të parë në gjashtë vjet, regjimi i Assadit ka qenë përgjegjës për krimet e saj”, ka shkruar në sirian që jeton në Londër./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...