Google ADS

Pacolli: Shpresojmë të mos ketë shumë viktima nga sulmi në Suedi

15:49 | 7 Prill 2017
Arbresh.info

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj sulmit që ka ndodhur para pak momentesh në Suedi me ç’rast një kamion ka hyrë mes turmës duke lënë të paktën siç raportohet, tre të vdekur, shkruan arbresh.info.

“Sapo ka ndodhur një akt terrorist në Suedi. Unë lutem të mos ketë viktima të shumtë, dhe që bashkatdhetarët tanë të jenë të sigurt! Kosova është me Suedinë në këto momente!”, ka shkruar Pacolli në Facebook./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme