Pena më e madhe e letrave shqipe, Ismail Kadare në një bashkëbisedim me studentët dhe stafin akademik të kolegjit ‘Iliria’, ka thënë se letërsia shqipe nuk ka asnjë pengesë për t’u zhvilluar, pasi ka shkrimtar në Shqipëri, Kosovë e vendet tjera, të klasit të parë.
Kadare theksoi se letërsia shqipe është ndër me të vjetrat në Evropë, porse sipas tij, letërsia shqipe është aq e ndërlikuar sa nuk kanë ditur ta zbërthejnë.
“Letërsia shqipe është letërsi shumë e ndërlikuar, shumë e pasur, që ne nuk kemi ditur ende ta zbërthejmë. Ne nuk dimë ca gjëra themelore për letërsinë shqipe për fat të keq, është faj i studiuesve, akademikëve, specialistëve, ekspertëve. Letërsia shqipe ka rreth 600 vjet që ekziston dhe për Evropën kjo është një shqipe shumë e nderuar. Jam i bindur që ka dikush që mendojnë se mos kujtojnë se letërsia gjermane ka 1 mijë vjet që ekzistojnë apo ajo franceze, jo. Letërsia shqipe është nga me të vjetrat”, theksoi ai.
Shkrimtari më i madh shqiptar i përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, i pyetur nëse komunizmi ka ndikuar në krijimtarinë e tij dhe në vet atë, Kadare i quan dokrra të gjithë ata që thonë se tash Kadare po shkruan mirë se është në liri apo se nuk ka qëndruar në komunizëm, pasi sipas tij, veprat e tij janë njësoj sikurse janë shkruar në komunizëm dhe sikur shkruhen tani.
Madje, sipas tij, letërsia e keqe nuk justifikohet me asgjë, aq me justifikimin se ka shkruar dobët se ka qenë komunizmi.
“Letërsia nuk ka regjim që ta vëjë poshtë, ai është justifikim, shkrimtarët nuk mund të thonë që ishim shkrimtar të dobët ose ishim shkrimtar koti sepse jetuam në regjim të vështirë në komunizëm. Po regjimi i vështirë e bënë të pamundurën jetën letërsisë disa herë, ju kujton edhe burgun, edhe plumbin, pushkatimin, por nuk mund të thotë shkrimtari se nga ky shkak bëra letërsi të keqe, nuk pranohet. Pranohet në shumë aktivitete tjera por jo në letërsi. Kjo është nga themelet e një letërsie”, u shpreh Kadare.
Kadare tha se ai u bë i njohur në botë në fillim vitet e 70-ta kur edhe u shpërngul për të jetuar në Paris, pikërisht kur Shqipëria ishte në kulmin e regjimit komunist, siç e quan diktaturë e pastër komuniste.
Duke folur për veprat e tij të cilat janë shndërruar në vepra artistike, Kadare, tha se vlerësimi i tij është i njëjtë me atë të publikut. Ai ka komentuar shndërrimin e veprës “Prilli i Thyer” në silmë, ku ka thënë se pëlqen versionin brazilian që është bërë nga një kineast shumë i njohur atje.
“Unë përpiqem të mos e mendoj këtë gjë sepse në çastin, në ditën në atë orë që ia besova veprën time një artisti me këtë ia kam dhënë edhe tagrin e besimit, tagrin e të drejtës që ai të punoj me atë vepër që është e imja por edhe e tij…do të thotë mendimi im është ai i publikut, nëse pritet mirë do të thotë se publiku e ka gjetur atë mister që e ka gjetur ehe në veprën time. Nëse ajo pritet ftoftë, ka një arsye…Prilli i thyer ka minimumin tri versione, po i quaj versione ato të realizimit. Një version shqiptarë nuk e di si e ka titullin në shqip, ka një version francez, ka edhe një version brazilian i bërë nga një kineast më i shquari i Brazilit. Versioni brazilian quhet “Prapa Diellit”. Tani të them të drejtën mua versioni më i mirë më është dukur ky versioni brazilian”, tha Kadare.
Kadare në Kolegjin “Iliria” mori edhe disa dekorata. Presidenti i kolegjit “Iliria”, Mixhait Reçi i ka dhuruar Kadaresë statujën e të madhes “Nënë Tereza”, revistën e kolegjit “Iliria”, stemën e këtij kolegji dhe një mirënjohje për praninë e tij për të biseduar me studentët dhe stafin akademik të këtij universiteti.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”