Urdhri për forcimin e kontingjentit ushtarak rus në Siri mund të jepet vetëm nga komandanti suprem i forcave të armatosura, presidenti Vladimir Putin, njoftoi të premten Kremlini.
“Rregullat e pranisë dhe forcave të ushtrisë sonë në Siri i përcakton Ministria e Mbrojtjes në bazë të instruksioneve të komandantit suprem”, deklaroi për media zëdhënësi i presidentit, Dmitriy Peskov, i pyetur nëse pas sulmeve të sotme amerikane në Siri, Rusia do të shtojë praninë e vet ushtarake në këtë shtet.
Peskov përkujtoi se forcat ushtarake ruse në Siri janë vendosur legalisht, në bazë të marrëveshjes me Damaskun, në mënyrë që të ndihmojnë forcat e qeverisë siriane kundër kryengritësve.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës