Gjiganti turk, Besiktas ka në plan transferimin e sulmuesit të Juventusit, Mario Mandzukic.
Reprezentuesi kroat është shënjestra kryesore e tyre dhe ata janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë luksoze për tu larguar nga Turini, transmeton portali arbresh.info.
Në të njëjtën kohë Besiktas shpreson të arrijë një marrëveshje me Juventusin dhe ata do të ofrojnë rreth 10 milionë euro për shërbimet e tij.
“Bianconerët” sigurisht do të kërkojnë më shumë për 30-vjeçarin, i cili ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij te klubi në Turin.
Ylli i Kroacisë ka shënuar 7 gola brenda 27 paraqitjeve në Serie A./arbresh.info
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...