Lekaj: Mungesa e zgjedhjeve të parakoshme nënkupton vuajtje për qytetarët

14:43 | 7 Prill 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal LekaJ ka thënë se mungesa e zgjedhjeve të parakoshme nënkupton vuajtje për qytetarët e Kosovës.

Lekaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se e vetmja mundësi për të ndalë degradimin janë zgjedhjet e parakohshme, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Mungesa e zgjedhjeve të parakohshme nënkupton zgjatje të vuajtjeve për qytetarët e Kosovës. ��Kjo qeveri e vjetër nuk po arrinë t’i mbajë premtimet e të marrë vendime që plotësojnë nevojën e Kosovës së gjeneratës së re. ��Kryeministri i mjerimit të Kosovës, që po e “ngreh zvarrë” mbrapa një kabinet të përmasave të Kinës, rritjen e konsumit po tenton të na shet si rritje të zhvillimit ekonomik, e vizitat e tij nëpër lulishte e përvjetore të partisë së tij po i proklamon si vizita e mbështetje për bizneset e investitorët në Kosovës.��Sot jemi më keq seç ishim para me shumë se tre viteve, prandaj e vetmja mundësi për të ndalë këtë degradim që na ka degdisur janë zgjedhjet e parakohshme, kjo jo për të ofruar zgjidhje për hallet e opozitës por mbi të gjitha për hallet e popullit, për të hapur vendin ndaj botës së investitorëve që të rimëkëmbim ekonominë, në funksion të zhvillimit të gjithëmbarshëm e punësimit të njerëzve të Kosovës (rinisë së saj), e për të mundësuar pensione shpërblyese, shërbime shëndetësore, arsim cilësorë, financim të sigurisë, në polici e ushtri. Pra, që të bëjmë Kosovën.��Zgjedhjet e parakohshme nënkuptojnë zgjidhje nga prangat për Kosovën./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme