Zëvendësministri në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj një deklarate të ministrit të Serbisë për Punë dhe çështje sociale Aleksandar Vulin i cili ka thënë se në Koshare është bërë luftë e pabarabartë sepse serbët paskan luftuar me NATO-n.
Përmes një postimi në Facebook, Gecaj thotë se me luftën e fundit në Kosovë, Vulini dhe siç thotë, vulinashat i kanë hedhur në kosh të historisë përpjekjet ndaj Kosovës, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Mbaje mend Vulin ti dhe vulinashat e tjerë: Keni humbur nga Brigada 138 po u është dukur e fortë si NATO
Ministri i Serbisë për Punë e çështje sociale, Aleksandar Vulin dje, siç citon B92, ka thënë se ”Beteja në Koshare është dëshmi se populli që e do lirinë mund të fitojë edhe në luftë me armikun shumë më të fuqishëm”. Bazuar në këtë fjali, në të parë mu duke se qenka këndellur Vulini nga agonia e historiografisë serbe ku gënjeshtra ka qenë kod i pas luftës, për të fituar të gjitha luftërat. Por jo Vulin me të vjetrën. Për ta fshehur humbjen në Koshare, ky mistrec, thotë se aty është bërë luftë e pabarabartë, sepse serbët paskan luftuar me NATO-n. Nuk është e çuditshme që mendon kështu Vulin-i sepse shqiptarët në Koshare, konkretisht brigada 138, kanë qenë ashtu të përgatitur për të luftuar dhe për tu flijuar për liri e pavarësi sa që serbëve u është dukur se po luftojnë me NATO-n. Ju mund të vazhdoni të festoni humbjet, po mbaje mend Vulin dhe të gjithë vulinasha të tjerët si ti se, me luftën e fundit dhe me luftën në Koshare të gjitha përpjekjet e juaja ndaj Kosovës i kemi hedhur në kosh të historisë një herë e përgjithmonë./Arbresh.info.
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...
Lavrov krahason Kosovën me Ukrainën, kritikon OKB-në
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën