Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg Damasku e ka tërë përgjegjësinë për sulmin amerikanë me raketa, transmeton portali arbresh.info.
“Pas sulmit kimik të tmerrshëm në Khan Shaykhun, ku mbetën dhjetëra të vrarë, përfshirë edhe fëmijë, Amerika nisi një sulm ajror kundër fushën ajrore Shayrat në Siri. Regjimi sirian bartë gjithë përgjegjësinë për këtë zhvillim”, ka thënë Stoltenberg në një deklaratë.
Ai theksoi se çdo përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm dhe bëri thirrje për llogaridhënie.
“NAO mbështet të gjitha përpjekjet ndërkombëtare që synojnë arritjen e paqes dhe zgjidhjes politike në Siri”, shtoi shefi i NATO-s./Arbresh.info
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...