Donald Trump ka thënë para se të niste sulmin se Assadi ka mbytur jetët e burrave, grave e fëmijëve të pashpresë, se edhe ‘bebet e bukura janë vrarë në mënyrë brutale’.
“Asnjë fëmijë i Zotit nuk duhet të përjetojë një tmerr të tillë”, ka thënë Trump.
Sulmi është aksioni i parë ushtarak i drejtpërdrejt që SHBA ka ndërmarrë kundër regjimit të Bashar al-Assad në luftën që duket se nuk ka fund, transmeton portali arbresh.info.
Sulmi u dënua nga Rusia, që është duke mbështetur regjimin e Assadit, ku Kremlini e ka quajtur një ‘akt të agresionit kundër një shteti sovran’.
Aksioni ushtarak konkret amerikan vije disa ditë pas sulmit vdekjeprurës me agjentë nervor në qytetin Khan Sheikhoun, që çoi në vdekje të agonizuar të 86 personave, në mesin e të cilëve ishin të paktën 27 fëmijë./Arbresh.info
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...