Turqia zë vendin e dytë në botë për eksportin e telenovelave me 350 milionë dollarë të ardhura, menjëherë pas SHBA-së, sipas portalit amerikan “variety.com”.
Industria e telenovelave turke, e cila ka shënuar një rritje të shpejtë gjatë 10 viteve të fundit, vazhdon të zgjojë gjithnjë e më tepër interes jashtë shtetit.
Një artikull i publikuar në “variety.com”, portal me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bën të ditur se serialet televizive turke vazhdojnë të kenë shumë popullaritet anembanë globit, ndërkohë që Turqia zë vendin e dytë në botë për eksportin e telenovelave, menjëherë pas SHBA-së.
“Serialet turke, shumë të ndjekura veçanërisht në shtetet e Amerikës Latine, renditen vazhdimisht mes 15 programeve me shikueshmërinë më të lartë në këto vende”, thekson artikulli në fjalë.
Gjithnjë sipas portalit “variety.com”, 4 nga 15 programet më të ndjekura në vendet amerikanojugore janë gjithashtu telenovela turke, industri kjo që i sjell Turqisë 350 milionë dollarë të ardhura nga eksporti.
Në vitin 2023, eksportuesit e serialeve televizive turke synojnë të fitojnë 750 milionë dollarë nga eksporti i produksioneve të tyre.
Edhe pse tregjet më të fuqishme në eksportin e telenovelave turke mbeten Lindja e Mesme, Ballkani, Evropa Lindore, Afrika e Veriut, Amerika Latine dhe Azia Qendrore, ato ndiqen sot me interes të lartë pothuajse në çdo vend të botës.
Telenovelat turke eksportoheshin në rreth 50 shtete vetëm 5 vite më parë, ndërsa shifrat e sotme flasin për 142 vende.
Serialet turke më të shitura jashtë shtetit gjatë kohëve të fundit janë “Vatanım Sensin” (Atdheu im je ti ose Dashuri e plagosur), “Gümüş” (Argjend) dhe “Hayat Şarkısı”
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...