Seanca e ardhshme më 11 prill, kjo është agjenda

13:45 | 7 Prill 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës më 11 prill.

Kjo seancë do të jetë vazhdim i seancës së fundit e cila nuk arriti të përfundohej për shkak të mungesës së kuorumit, shkruan arbresh.info.

Më poshtë keni agjendën e seancës që do të mbahet të martën./Arbresh.info.

  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 30 dhe 31 mars 2017:
  2. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,
  3. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,
  5. Raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.
  1. Seanca plenare (e caktuar për datën 31 mars 2017):
  2. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  3. Koha për pyetje parlamentare,
  4. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  5. Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  6. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,
  7. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,
  8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
  9. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga

9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të

Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

  1. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme