Seksi ka të papriturat e tij. Me siguri keni provuar t’ju ndodhin incidente apo situata të sikletshme, për të cilat keni preferuar të mos diskutoni, madje as me partnerin tuaj Por, mos u mërzisni. Na kanë ndodhur të gjithëve. Nuk ka asnjë arsye për t’u vendosur në siklet.
Gazrat vagjinalë
Ok, ndoshta zhurma do jua prishë pak intimitetin, por është diçka normale. Ato ndodhin kur ajri i bllokuar në vaginë del prej andej. Madje është një shenjë se jeni duke patur marrëdhënie seksuale të shëndetshme, sepse tregon që ndiheni rehat me partnerin tuaj.
Njollat e lagura në çarçaf
Ato të cila bëjmë sikur nuk i shohim në fakt janë aty, mbi çarçaf. Ka ardhur momenti t’i pranoni!
Të nxira në lëkurë
Seksi ndryshe konsiderohet dhe një sport. Kështu që kur ta shikoni ditën tjetër veten me të nxira në trup, mos u bëni merak. Janë thjesht pasojat e “një nate fitimtarësh”.
Ndiheni si “një shkretëtirë”
Sigurisht që ndodh të mos jeni e lubrifikuar, për këtë arsye ekzistojnë të gjitha llojet e xhelrave të cilat mund t’i blini lehtësisht në farmaci.
Ndonjëherë thoni gjërat e gabuara
Nuk mund të jemi mirë në të gjitha gjërat, sidomos kur bëhet fjalë për të folurit “ndyrë” në shtrat.
Keni bërë urinën?
Ka dy arsye: kur keni një fshikëz shumë sensitive dhe kur keni kaluar një orgazmë intense pas së cilës muskujt kontraktohen. Sigurisht që nëse shkoni në tualet para se të kryeni marrëdhënie, mund ta shmangni.
Keni ish-in në mendje
Shpeshherë ndodh instinktivisht dhe nuk është aspak personale.
Ndërkohë që ai jep më të mirën, ju mendoni listën e ushqimeve që do blini ditën tjetër
Kjo tregon që jeni një person hiperaktiv. Bravo!
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...