Google ADS

Kelmendi: 18 vjet më parë edhe kosovarët i kishin shpresat e varura tek Amerika

11:52 | 7 Prill 2017
Arbresh.info

Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi në faqen e tij në Facebook ka shkruar për ndërhyrjen e sotme ushtarake të Amerikës në Siri, si përgjigje ndaj sulmit kimik, shkruan portali arbresh.info.

Ai ka thënë se është e trishtë që për t’u zgjuar ndërgjegjja njerëzore ballinat e gazetave duhet të mbushen me kufomat e fëmijëve.

“Është e trishtë që duhet pritur të dalin kufomat e fëmijëve në ballinat e gazetave në mënyrë që të zgjohet ndërgjegjja njerëzore dhe të reagojë ndaj vrasësve e tiranëve”.

Më tej Kelmendi ka kujtuar edhe kohën kur shpresat e fëmijëve kosovarë vareshin tek raketat amerikane tomahok për t’u çliruar.

“Por, më mirë vonë se kurrë.

Në këtë muaj, 18 vjet më parë, edhe fëmijët e Kosovës i kishin varur shpresat e jetës te tomahowk’ët e Amerikës! Vrasësit e fëmijëve s’kuptojnë gjuhë tjetër! #LongLiveUSA #ChildenOfSyria”, përfundon ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme