Seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Colmarit në Francë kundër ish-komandantit të UÇK-së dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, edhe kësaj radhe ka përfunduar pa një vendim përfundimtar.
Sipas trupit gjykues vendimi përfundimtar pritet të jepet me 27 prill.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se kjo gjendje është bërë e padurueshme.
I pyetur nëse partia e tij do të organizojë protesta për këtë, ai ka thënë se Haradinaj ka kërkuar që të jenë të qetë.
“Është e padrejtë kjo që po i bëhet zotëri Haradinajt. Gjithë kjo kohë e humbur e zotëri Haradinajt është e padurueshme dhe ne si parti do të marrim vendim në ditët në vijim se si do të veprojmë. Mirëpo na është lutur Haradinaj që të jemi të qetë, meqë sipas tij i gjithë ky proces i padrejtë ndaj tij do të përfundojë pozitivisht”, thotë Pal Lekaj, për arbresh.info.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherit edhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është ndaluar nga policia franceze tre muaj më parë, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia nëpërmjet Interpolit.
Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.
Që nga ndalimi i Haradinajt më 4 janar nga autoritetet franceze, në disa vende evropiane dhe deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka qytetarë shqiptarë, është protestuar për lirimin e tij/Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...