Google ADS

Irani dënon fuqishëm sulmin e SHBA-ve në bazën ajrore siriane

09:39 | 7 Prill 2017
Arbresh.info

Irani fuqishëm dënoi sulmin me raketa ndaj bazës ajrore siriane, ku pretendohet se forcat e Assadit kanë kryer sulmin vdekjeprurës me armë kimike ndaj civilëve.

Dy anije luftarake amerikane gjuajtën 59 raketa nga Deti Mesdhe në fushën ajrore Khan Sheikhoun, transmeton portali arbresh.info.

Zëdhënësi i ministrit të Jashtëm të Iranit, Bahram Qasemi ka thënë që “Teherani konsideron që sulmet e njëanshme ajrore mbi Sirinë nga Amerikan janë një arsyetim për të nisur sulme si përgjigje ndaj sulmeve kimike, dhe kjo është një abuzim i së drejtës ndërkombëtare”.

Qasemi ka shtuar që veprimet e tilla nga SHBA-të janë të “rrezikshme” dhe “shkatërruese”.

Ai shtoi se sulmi amerikan do të çojë në përshpejtimin e aktiviteteve terroriste dhe kompleksitetin e sigurisë në Siri. /Arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme