Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën një ofensivë ajrore ndaj Sirisë, ku si objektiv i sulmeve ishte aeroporti ushtarak sirian “Al-Shayrat”.
Marina amerikane e Mesdheut ka goditur 56 herë, me raketa “Tomahawk”, aeroportin ushtarak dhe zonën ku u përdorën armët kimike, përcjellë arbresh.info
Sulmi filloi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, sipas orës siriane, ose 03:40 sipas orës shqiptare.
Por, si reagoi bota ndaj këtyre sulmeve. Më poshtë do të gjeni reagimet e qeverive të ndryshme për këtë sulm:
Polonia
Një zëdhënës i qeverisë e mbështeti sulmin, duke thënë se SHBA është garantues i paqes në botë.
Turqia
Kryeministri Kurtulumus e mirëpriti aksionin. Ai i tha Fox-it turk se qeveria siriane duhej të ndëshkohej.
Franca
Ministri i Jashtëm Jean Marc Ayrault tha se ishte informuar para se të niste sulmi. Përdorimi i armëve kimike është i tmerrshëm dhe duhet të ndëshkohet, pasi është krim lufte, ka thënë ai.
Mbretëria e Bashkuar
Britania mbështet përgjigjen e SHBA-së ndaj “përdorimit barbar të armëve kimike” nga qeveria siriane, tha një zëdhënës i kryeministres Theresa May.
Gjithashtu, në mbështetje këtij sulmi ajror i doli edhe Kryeministri i Australisë, Gareth Hutchens.
Australia
Kryeministri i Australisë Malcolm Turnbull ka thënë se ai “mbështet fort” sulmin ushtarak amerikan në pistën ajrore al-Shayrat të Sirisë, duke e quajtur atë një sulm i kalibruar, përgjigje proporcionale dhe në shënjestër të “krimit tronditës të luftës” së regjimit sirian.
Kosova
Kryetari i Kuvendit dhe PDK’së, Kadri Veseli ka vlerësuar se sulmi amerikan në Siri është mesazh se bota po ecën në rrugën e duhur.
Arabia Saudite
Edhe Arabia Saudite e mbështeti sulmin amerikan, ndërsa Irani e dënoi atë.
Izraeli
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se ai “mbështet plotësisht” sulmet ajrore të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Siri.
” President Trump i dërgoi një mesazh të fortë dhe të qartë sot se përdorimi dhe përhapja e armëve kimike nuk do të tolerohet”.
Rusia
Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin i ka përshkruar sulmet ajrore amerikane në bazën ajrore Shayrat si një “agresion kundër një kombi sovran.
Irani
“Irani dënon përdorimin e armëve kimike, por, në të njëjtën kohë, mendon se është e rrezikshme dhe shkelje e ligjeve ndërkombëtarë ta përdorësh këtë si një justifikim për të ndërmarrë aksione”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit për ISNA.
Ndërkohë, SHBA janë përgjigjur se pas këtij sulmi do të pasojnë edhe ndërhyrje tjera në Siri./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...