Basha: Pse refuzon Edi Rama të takohet me opozitën?

01:14 | 7 Prill 2017
Trina Galanxhi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me kryeministrin Edi Rama për të parashtruar realisht kushtet për zgjidhjen e krizës.

Basha tha se ne do shkojmë në një takim të parapërgatitur, sepse kriza është e rëndë dhe kërkon vullnet të vërtetë.

Kreu demokrat tregoi se kontakti mes dy stafeve për të përgatitur një tryezë bisedimesh me kryeministrin Rama në funksion të zgjidhjes së krizës është realizuar që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Ai deklaroi se nuk ka ndërmjetës ndërkombëtar dhe as shqiptar për takimin, por janë thejsht dy stafet respektive.

Basha theksoi se stafi im është i mandatuar për përgatitjen e takimit, ndërsa nga ana e palës tjetër, është refuzuar deri para dy orësh të mandatojë dikush për të përgatitur takimin.

Rama refuzon të mandatojë një person për të përgatitur takimin”, tha Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme