Manchester United thuhet se ka vendosur të kërkoj 66 milionë funta nga Real Madridi nëse ata shfaqin sërish interesimin për portierin David de Gea.
Gjiganti në La Liga ka qenë një duke kërkuar transferimin e reprezentuesit spanjoll që disa sezone dhe gjatë vitit 2015 vetëm një problem i vogël me dokumente ndali yllin nga largimi prej ‘Old Trafford’, transmeton portali arbresh.info.
Në të kaluarën është thënë se Reali beson se do të jetë në gjendje të siguroj nënshkrimin e tij gjatë verës, por tani raportohet se United do të kërkojë një tarifë madhështore nëse ata përpiqen për të siguruar transferimin e 26-vjeçarit.
Mbetet të shihet nëse Reali do të jetë i përgatitur për të paguar për transferimin e De Geas, megjithëse një pjesë e asaj shume mund të sigurohet nëse ata shesin Keylor Navasin ose Kiko Casillan.
De Gea ka bërë 263 paraqitje në të gjitha kompeticionet qysh pas transferimit në United gjatë vitit 2011./arbresh.info
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...