Truri i njeriut e ka kapacitetin dhjetëfish më të madh sesa ishte supozuar më parë dhe mund t’i ruaj 4.7 miliardë libra, zbulojnë shkencëtarët të cilët kanë matur kapacitetin e ruajtjes së sinapsave lidhjet e trurit të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e kujtimeve.
Ata kanë zbuluar se, mesatarisht, një sinapsë mund të ruaj rreth 4.7 bit të informacioneve. Kjo do të thotë se truri i njeriut e ka kapacitetin e një petabiti apo 1,000,000,000,000,000 bitëve. Një petabit është njëjtë sikurse 20 milionë sirtarë të mbushur me tekste, 13.3 vite të incizimeve HD, 4.7 miliardë libra apo 670 milionë faqe uebi.
Sa i përket këtij zbulimi, profesori Terry Sejnowski nga Salk Institute for Biological Studies, ka thënë se ky zbulim është historik në fushën e neuroshkencës.
Vlen të përmendet se hulumtimi i tyre është publikuar në eLife.
“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për...
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Morata ndëshon ish-klubin e tij, Milani në epërsi pas pjesës...